Hungaria do të presë takimin e ardhshëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor

Hungaria do të presë takimin e ardhshëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor

Hungaria do të presë takimin e ardhshëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor

Hungaria do të jetë nikoqire e takimit të ardhshëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Hungarisë.

Në njoftimin e publikuar pas takimit të sotëm në Athinë, ku mori pjesë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Anita Orbán, theksohet se stabiliteti dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor ndikojnë drejtpërdrejt në Hungari.

Sponsor 3M Express

Sipas ministrisë hungareze, është në interes të vendit që shtetet e rajonit të afrohen sa më shpejt me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Hungaria ishte ftuar t’i bashkohej këtij bashkëpunimi, të iniciuar nga Austria, pas takimit të ministrave të jashtëm më 10 korrik në Romë, ndërsa tashmë është bërë anëtare e plotë e grupit.

Diskutimet në Athinë u përqendruan në avancimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore.

Në këto përpjekje po kontribuon edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Ministria hungareze theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, por reformat që kërkohen në kuadër të zgjerimit nuk duhet të rezultojnë që shtetet e reja anëtare të kenë më pak të drejta sesa vendet që tashmë janë pjesë e unionit.

Hungaria, sipas njoftimit, jo vetëm që mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, por edhe kontribuon në mënyrë aktive përmes dërgimit të ekspertëve në vendet e rajonit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vendimi i Apelit për Murselin e Plavën, reagon familja Ademaj: Urojmë t’u vijë fundi vrasjeve të grave

Vendimi i Apelit për Murselin e Plavën, reagon familja Ademaj: Urojmë t’u vijë fundi vrasjeve të grave

Nis kthimi i parave të mbledhura nga Endrit Azemi

Nis kthimi i parave të mbledhura nga Endrit Azemi

Në Shtime diskutohet gjendja e sigurisë dhe parandalimi i dhunës në familje

Në Shtime diskutohet gjendja e sigurisë dhe parandalimi i dhunës në familje