Humb jetën elektricisti gjatë riparimeve në nënstacionin elektrik në Vlorë

Humb jetën elektricisti gjatë riparimeve në nënstacionin elektrik në Vlorë

Humb jetën elektricisti gjatë riparimeve në nënstacionin elektrik në Vlorë

Një elektricist ka humbur jetën në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul në Selenicë të Vlorës.

Viktima ishte pjesë e grupit të punës të Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Sponsor 3M Express

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa grupi i punonjësve po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul. Gjatë ndërhyrjes në këtë objekt, për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, njëri prej punonjësve ka humbur jetën në rrethana tragjike, ndërsa ndodhej në krye të detyrës.

Mësohet se një grup pune kishte nisur ndërhyrjen që në orët e para të mëngjesit, me qëllim kryerjen e riparimeve dhe punimeve të tjera në ambientet e brendshme të nënstacionit. Gjatë kohës që po vijonin punimet, 45-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme./A2CNN

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah

Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah

Aksidentohet autobusi në Francë, dy persona humbin jetën

Aksidentohet autobusi në Francë, dy persona humbin jetën

Valdeti e pyet Jonën për komentet në Facebook, ajo mohon gjithçka në BBVK5 (VIDEO)

Valdeti e pyet Jonën për komentet në Facebook, ajo mohon gjithçka në BBVK5 (VIDEO)