Hoxhaj: Festa e 28 Nëntorit mbetet e paplotë derisa çlirimtarët të kthehen të lirë në shtëpi

Hoxhaj: Festa e 28 Nëntorit mbetet e paplotë derisa çlirimtarët të kthehen të lirë në shtëpi

Hoxhaj: Festa e 28 Nëntorit mbetet e paplotë derisa çlirimtarët të kthehen të lirë në shtëpi

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, duke publikuar në Facebook videon e daljes së parë publike të UÇK-së, 29 vjet më parë.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e tij, Hoxhaj ka lidhur Pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së me historinë e sakrificës për liri.

“28 Nëntori është dita kur historia jonë bashkon flamurin me lirinë. Nga Vlora e pavarësisë te Prekazi i qëndresës, nga lindja e Adem Jasharit te dalja e parë publike e UÇK-së, 29 vjet më parë”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se për shqiptarët kjo ditë është “betim për ta ruajtur atë që brezat e fituan me sakrificë”, ndërsa ka kujtuar edhe ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Sot, krenarisë i bashkohet edhe malli për ata që na mungojnë. Hashimi, Kadriu, Rexhepi e Jakupi e presin edhe këtë festë në Hagë, larg familjeve dhe Kosovës, për lirinë e së cilës dhanë gjithçka”, ka shkruar ai.

Hoxhaj e ka përmbyllur urimin me mesazhin se festa mbetet e paplotë pa kthimin e tyre.

“Urime 28 Nëntori, shqiptarë! Festa na bashkon, por mbetet e paplotë derisa çlirimtarët të kthehen të lirë në shtëpi”, ka përfunduar Hoxhaj.

Lexo edhe

Begaj nga Vlora uron 114-vjetorin e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Begaj nga Vlora uron 114-vjetorin e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Brenda odës së Fehmi Kastratit, aty këndohet edhe hiti viral “Po kcen Luta” (VIDEO)

Brenda odës së Fehmi Kastratit, aty këndohet edhe hiti viral “Po kcen Luta” (VIDEO)

Prizreni nderon Nënë Terezën, përurohen shtatorja dhe sheshi me emrin e saj

Prizreni nderon Nënë Terezën, përurohen shtatorja dhe sheshi me emrin e saj