Hoxha: Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës drejt BE-së, të shfrytëzojmë mundësinë historike

Hoxha: Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës drejt BE-së, të shfrytëzojmë mundësinë historike

Hoxha: Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës drejt BE-së, të shfrytëzojmë mundësinë historike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përshëndetur vlerësimin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përmes një reagimi, Hoxha iu referua fjalimit të von der Leyen në hapje të Forumit të Zgjerimit 2026, ku ajo theksoi rëndësinë strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

“Zgjerimi i BE-së është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët”, ishte mesazhi i Presidentes së Komisionit Evropian.

Duke iu referuar vendeve kandidate, von der Leyen vlerësoi në mënyrë të veçantë ecurinë e Shqipërisë, duke deklaruar se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”.

Ministri Hoxha theksoi se ky vlerësim konfirmon ecurinë pozitive të vendit në procesin e integrimit evropian, ndërsa nënvizoi se rezultatet janë pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026 dhe në udhërrëfyesin me objektiva e afate të përcaktuara. Në reagimin e tij, Hoxha vuri në dukje edhe rëndësinë e vlerësimeve të Komisionit Evropian, duke theksuar rigorozitetin dhe paanshmërinë me të cilën ky institucion monitoron procesin e reformave.

“Nëse ekziston një institucion që i trajton proceset e vlerësimit me rigorozitet, në mënyrë kapilare, me profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dhënë asgjë të mirëqenë, duke verifikuar çdo hap dhe çdo rezultat, ai është Komisioni Evropian”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se vlerësimet pozitive duhet të shërbejnë jo vetëm si motivim, por edhe si përgjegjësi për të vijuar me reformat dhe për të shfrytëzuar mundësinë historike të anëtarësimit në BE. “Prandaj, këto vlerësime duhet të na bëjnë të gjithëve krenarë por edhe më të përgjegjshëm”, përfundoi ministri Ferit Hoxha.

Lexo edhe

Inspektim i jashtëzakonshëm në qumështoren e Tetovës pas zbulimit të bakterit “Escherichia coli” në Kosovë

Inspektim i jashtëzakonshëm në qumështoren e Tetovës pas zbulimit të bakterit “Escherichia coli” në Kosovë

Le Pen paralajmëron ndërprerjen e ndihmës financiare për Ukrainën nëse zgjidhet presidente e Francës

Le Pen paralajmëron ndërprerjen e ndihmës financiare për Ukrainën nëse zgjidhet presidente e Francës

Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës

Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës