Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE

Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE

Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se realitetet gjeopolitike e kanë bërë zgjerimin një domosdoshmëri strategjike dhe sigurie për Europën. Por kjo, sipas Ministrit të Jashtëm, nuk mund të ndodhë në kurriz të përmbajtjes dhe standardeve, sepse reformat mbeten po aq të domosdoshme sa më parë.

“Ne nuk po bëjmë reforma thjesht për t’u bërë europianë por sepse jemi Europianë dhe sepse qytetarët tanë meritojnë institucione që funksionojnë sipas standardeve europiane”, theksoi Hoxha.

Shqipëria, për Ministrin e Jashtëm, nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE.

“Anëtarësimi në BE fitohet me meritë, nuk dhurohet si akt solidariteti. Fitohet reformë pas reforme, kapitull pas kapitulli, standard pas standardi, duke ndërtuar institucione funksionale, demokratike dhe të përgjegjshme, për të cilat Shqipëria ka nevojë për veten e saj dhe që anëtarësimi në BE kërkon. Shqipëria po bën pikërisht këtë: reforma, zbatim, llogaridhënie dhe vlerësim mbi bazën e meritës. Por një proces i bazuar në meritë duhet të funksionojë në të dyja drejtimet. Kur vendet kandidate japin rezultate, Europa duhet të përgjigjet. Kur reformat sjellin rezultate, ato duhet të përkthehen në progres konkret.

Sepse zgjerimi nuk ka të bëjë thjesht me një Bashkim Europian më të madh. Ka të bëjë me një Europë më të fortë, më të sigurt dhe, më në fund, të bashkuar plotësisht”, është shprehur Hoxha.

Lexo edhe

Marotta flet për rikthimin e Icardit te Interi

Marotta flet për rikthimin e Icardit te Interi

Mercedes-AMG teston në Nürburgring modelin ekstrem CLE 646 Spezialanfertigung

Mercedes-AMG teston në Nürburgring modelin ekstrem CLE 646 Spezialanfertigung

Klasik apo pikant? MEKA ka shijen që të mbledh rreth tryezës

Klasik apo pikant? MEKA ka shijen që të mbledh rreth tryezës