Hoxha: Pesë module digjitale për më shumë transparencë dhe mbrojtje më efikase të mjedisit jetësor

Hoxha: Pesë module digjitale për më shumë transparencë dhe mbrojtje më efikase të mjedisit jetësor

Hoxha: Pesë module digjitale për më shumë transparencë dhe mbrojtje më efikase të mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për media prezantoi pesë modulet e iniciativës “Kthesa e gjelbër përmes digjitalizimit“, të cilat synojnë rritjen e transparencës, procedura administrative më efikase dhe menaxhim më të mirë të të dhënave dhe proceseve që lidhen me mjedisin jetësor.

Sponsor 3M Express

“Për ne, digjitalizimi nuk është vetëm softuer. Ai është një instrument politik për drejtësi. Ai nënkupton transparencë të plotë. Aty ku ekziston një sistem digjital, nuk ka hapësirë për fshehje. Aty merr fund joefikasiteti i sistemit”, theksoi ministri Hoxha njoftojnë nga MMJPH.

Pesë modulet që prezantoi Hoxha janë: Themelet, Digjitalizimi i Brendshëm, Koha, Toka dhe Ajri.

“Moduli i parë, “THEMELET”, do t’u mundësojë qytetarëve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile të kenë qasje në informacione për projektet që realizon Ministria, vlerën e tyre, afatet kohore, lokacionet dhe burimet e financimit.

Moduli “DIGJITALIZIMI I BRENDSHËM“ përfshin digjitalizimin e arkivit dhe të sistemit të informacionit hapësinor brenda ministrisë. Arkivi digjital do të mundësojë ndjekjen elektronike të lëndëve, qasjen në informacionet për statusin e tyre, si dhe identifikimin e nëpunësit përgjegjës për trajtimin e tyre. Ky proces realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Digjital.

Digjitalizimi i Sistemit të Informacionit hapësinor tashmë ka përfunduar dhe mundëson menaxhim më të mirë të të dhënave gjeohapësinore për zonat e mbrojtura, si dhe transparencë më të madhe në procedurat që lidhen me to.

Përmes modulit “KOHA”, Ministria është pjesë e reformave për thjeshtimin e procedurave administrative. Qëllimi është lehtësimi i procedurave komplekse për qytetarët. Nga rreth 30 hapa që synojnë thjeshtimin e procedurave që lidhen me Ministrinë, 15 janë paraparë të realizohen në fazën e parë, e cila duhet të përfundojë deri në fund të vitit.

Moduli “TOKA” parasheh hartëzimin digjital të deponive ilegale nëpër komuna, me qëllim planifikimin më të lehtë të mjeteve financiare dhe burimeve të nevojshme për pastrimin e tyre, si dhe përgatitjen për krijimin e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave.

Funksionaliteti i platformës do të jetë objekt konsultimesh me organizatat e shoqërisë civile, BNJVL-në dhe ekspertët, ndërsa realizimi i saj është paraparë në buxhetin për vitin 2027. Paralelisht, në disa komuna po zbatohet një projekt pilot për mbikëqyrjen me kamera të deponive ilegale.

Moduli i pestë, “AJRI”, parasheh krijimin e një regjistri digjital, në të cilin 140 operatorë që posedojnë leje ekologjike të integruara të kategorisë A do t’i publikojnë të dhënat për emetimet, në përputhje me kushtet e përcaktuara në lejet e lëshuara. Regjistri lidhet me Ligjin për Kontrollin e Emetimeve në Ajër, i cili hyn në fuqi në shtator të vitit 2027″, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Lexo edhe

Skeleti i rrallë i dinosaurit shitet për 42 milionë euro, çmimi trondit botën e ankandeve

Skeleti i rrallë i dinosaurit shitet për 42 milionë euro, çmimi trondit botën e ankandeve

Dëmtohet rrjeti i ujësjellësit në rrugën Remzi Hoxha në Ferizaj

Dëmtohet rrjeti i ujësjellësit në rrugën Remzi Hoxha në Ferizaj

Nga lufta te dezinformimi, Dagsson i kthen sfidat e botës në karikatura në Forumin e Zërave Publikë

Nga lufta te dezinformimi, Dagsson i kthen sfidat e botës në karikatura në Forumin e Zërave Publikë

Hoxha: Pesë module digjitale për më shumë transparencë dhe mbrojtje më efikase të mjedisit jetësor | Momenti