Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara

Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara

Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka adresuar kritika të shumta ndaj Qeverisë Kurti lidhur me planifikimet për investimet kapitale.

Sponsor 3M Express

Deputeti i LDK-së ka thënë se kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për këtë linjë.

“Shifrat e larta të buxhetit po përdoren vetëm për krekosje me rastin e miratimit të buxhetit në Kuvend. Kur po vjen koha për të raportuar në Kuvend për realizimin e buxhetit, asnjë anëtar i qeverisë nuk del para deputetëve dhe qytetarëve të përgjigjet për dështimet në realizimin e projekteve.”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se në gjashtë vitet e fundit, realizimi i investimeve kapitale ka qenë tejet i ultë.

Sipas tij, asnjë nga projektet e mëdha kapitale të trashëguara nga qeveritë paraprake dhe të nisura para vitit 2021 nuk është realizuar, përfshirë këtu autostradën e Gjilanit, rrugën për Pejë, rrugën për Mitrovicë, rrugën për Podujevë, rrugën Dollc-Gjakovë, rrugën Prizren-Gjakovë.

“As projektet e premtuar nga kjo qeveri nuk janë realizuar, përfshirë këtu: rrugën dhe tunelin Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës, aeroportin e Gjakovës, çerdhet për fëmijë, banesat sociale, digat për akumulime dhe projekte të tjera.”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, askush nuk beson më në shifrat e larta të investimeve kapitale të parapara në buxhetin e vitit 2027.

“Realizimi i buxhetit për investime kapitale ka mbetur i ulët edhe pse procedurat e prokurimit janë kryer në shumë raste përmes negocimit, siç dëshmohet me qindra e mijëra tenderë njëburimorë apo me negocim. Pasojat ekonomike dhe sociale nga mos-realizimi i projekteve kapitale po i bartim të gjithë. Kolonat e gjata nëpër rrugë në ndërtim e sipër tash e gjashtë vite po i kushtojnë secilit kohë dhe shpenzime. Mos-realizimi i investimeve kapitale e kanë lënë ekonominë e Kosovës pa qindra miliona euro në qarkullim, mjete që do të krijonin efekte zinxhirore pozitive në ekonomi.”, ka thënë Hoti. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në për Ligjin për Specialen

Nagavci: Po diskutojmë me PDK-në për Ligjin për Specialen

Dyshime për kontrabandë me qenie njerëzore, arrestohet vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban

Dyshime për kontrabandë me qenie njerëzore, arrestohet vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban

Debati për 171 mjekët e kthyer nga diaspora, këshilltari i ministrit Vitia publikon shifrat e licencimit

Debati për 171 mjekët e kthyer nga diaspora, këshilltari i ministrit Vitia publikon shifrat e licencimit