Hoti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale do të trajtohet sipas ligjit

Hoti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale do të trajtohet sipas ligjit

Hoti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale do të trajtohet sipas ligjit

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar sot se nuk do të kursehet askush nëse konstatohet neglizhencë institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Hoti, ministria e të cilit ka përgjegjësi edhe për Qendrat për Punë Sociale në Kosovë, theksoi se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ai nga tryeza e diskutimit e organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave, tha se rasti duhet të hetohet në detaje, ndërsa çdo përgjegjësi eventuale do të trajtohet sipas ligjit.

Ndërkohë që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deri në ora 18:00 të së enjtes, kanë kohë që të dorëzojnë raportin e kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, për të kuptuar se ku ka qenë dështimi institucional në vrasjen e Arlinda Zekajt. /KP/

Lexo edhe

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Hoti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale do të trajtohet sipas ligjit | Momenti