Hoti: Në 5 vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%

Hoti: Në 5 vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%

Hoti: Në 5 vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se rritja e kostos së jetesës po e vështirëson gjithnjë e më shumë jetën e qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook, Hoti shkroi se gjatë pesë viteve të fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45 për qind, ndërsa çmimet e shumë produkteve të konsumit familjar janë gati dyfishuar.

Ai ka kritikuar atë që e ka quajtur propagandë për sukses ekonomik, teksa ka akuzuar Qeverinë Kurti, transmeton Klankosova.tv

“Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve.

Në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar.

Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve!

Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve.

Debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027-2029 duhet të përqendrohet në këto çështje:

– Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve?

– Kush mban përgjegjësi për këtë dhe

– Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?”, ka shkruar Hoti.

May be an image of text

Lexo edhe

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

Hoti: Në 5 vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45% | Momenti