Hoti: Masat për energjinë dëshmi e dështimit të gjashtë vjetëve të qeverisjes, qytetarët po i bartin pasojat

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sektorin e energjisë, duke thënë se miratimi i masave për energji në Kuvend, në orët e vona të së mërkurës, është dëshmi e dështimit të qeverisjes gjashtëvjeçare.

Sponsor 3M Express

Ai ka vlerësuar se në vend të këtyre masave, Kuvendi do të duhej të miratonte kredi garantuese për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për ndërtimin e termocentraleve të reja, ose projekte përmes partneriteteve.

Hoti ka kritikuar edhe kontratat për shitjen e qymyrit në Maqedoninë e Veriut dhe blerjen e energjisë elektrike nga ky shtet, duke deklaruar se energjia është blerë me çmim deri në dhjetëfish më të lartë sesa kostoja e prodhimit në KEK.

Sipas tij, anulimi i projektit “Kosova e Re” e ka privuar vendin nga mundësia për t’u furnizuar me energji nga një termocentral i ri, me çmim fiks prej 80 eurosh për megavat-orë.

Ai ka përmendur edhe projektin e gazit, për të cilin ka thënë se, po të mos ishte anuluar, sot mund të ishte në fazën përfundimtare të realizimit.

Hoti ka paralajmëruar se, në mungesë të projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, Kosova do të vazhdojë të përballet me të njëjtat probleme me energjinë edhe për të paktën pesë vjet.

Sipas tij, pasojat e kësaj situate po i bartin të gjithë qytetarët, ndërsa bizneset po humbin konkurrueshmërinë për shkak të kostove të larta të energjisë.

“Pasojat e kësaj situate po i bartim të gjithë. Bizneset tona po bëhen jokonkurruese për shkak të kostove më të larta”, ka shkruar Hoti.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Gërvalla: 16 ekspertë të rinj gjyqësorë licencohen në Kosovë

Gërvalla: 16 ekspertë të rinj gjyqësorë licencohen në Kosovë