Homazhet në Prekaz, Çitaku: Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

Homazhet në Prekaz, Çitaku: Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

Homazhet në Prekaz, Çitaku: Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Sponsor 3M Express

Nga Prekazi, Çitaku tha se ky vend, së bashku me figurën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përbën themelet e lirisë së vendit.

“Sa herë që kemi nevojë për energji, për frymëzim, rrugët na sjellin në Prekaz. Prekazi, Adem Jashari, UÇK-ja janë në themelet e lirisë sonë”, u shpreh ajo.

Çitaku theksoi se Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane është kryevepra e komandantit legjendar Adem Jashari. Lufta për liri përfaqëson shkallën më të lartë të vetëdijes”, tha ajo, njofton Klankosova.tv

Ajo foli edhe për luftën çlirimtare, duke thënë se ajo përfaqëson shkallën më të lartë të vetëdijes dhe se lufta për liri nuk mund të konsiderohet krim.

“Lufta për liri nuk është krim. Shteti i pavarur i Kosovës nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale”, deklaroi Çitaku.

Në fund, ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të jenë të bashkuar në mbrojtje të vlerave që, sipas saj, janë krijuar ndër breza.

“Edhe sot u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të rrimë të bashkuar, edhe më të bashkuar se që jemi, në mbrojtje të vlerave më sublime që i kemi krijuar si komb. Edhe njëherë, urime 28 Nëntori”, përfundoi Çitaku.

Lexo edhe

Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri s’është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri s’është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

“Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet” – përplasje verbale mes Përparim Ramës dhe komandantit Fatmir Balaj

“Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet” – përplasje verbale mes Përparim Ramës dhe komandantit Fatmir Balaj

Musseti hero, Italia në finale të Davis Cup

Musseti hero, Italia në finale të Davis Cup