Holanda e mposht Greqinë 7:0

Holanda e mposht Greqinë 7:0

Holanda e mposht Greqinë 7:0

Holanda ka shënuar një fitore të thellë ndaj Greqisë, duke e mposhtur me rezultat 7:0 në kuadër të Grupit A2 të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

Protagonisti kryesor i mbrëmjes ka qenë Tijjani Reijnders, i cili ka realizuar tri herë që në pjesën e parë.

Holandezët kanë kaluar në epërsi në minutën e gjashtë, pas një gabimi të mbrojtësit grek Konstantinos Mavropanos. Ai e ka humbur topin dy herë radhazi, ndërsa Crysencio Summerville ka përfituar nga rasti dhe ka shënuar për 1:0.

Në minutën e dymbëdhjetë, Reijnders e ka dyfishuar epërsinë pas një aksioni të bukur të vendasve, ndërsa shtatë minuta më vonë ka realizuar edhe golin e dytë personal për 3:0.

Greqia ka pasur një mundësi për ta ngushtuar rezultatin, por goli i Fotis Ioannidis është anuluar pas ndërhyrjes së sistemit VAR, pasi sulmuesi e kishte prekur topin me dorë.

Reijnders e ka kompletuar “hat trick” në minutën e tridhjetë e tetë, pas një asistimi me kokë nga Denzel Dumfries.

Holanda nuk është ndalur me kaq. Në minutën e dyzet e katërt, Jurrien Timber ka shënuar për 5:0, duke realizuar golin e tij të parë me përfaqësuesen holandeze.

Edhe në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Xavi ka vazhduar me lojë sulmuese. Timber e ka realizuar golin e dytë personal në minutën e pesëdhjetë e nëntë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Donyell Malen ka shënuar për rezultatin përfundimtar 7:0.

Greqia ka pasur një mundësi për të shënuar golin e nderit, por goditja e Ioannidis ka përfunduar në shtyllë.

Para kësaj ndeshjeje, Greqia kishte pranuar vetëm tre gola në katër takimet e zhvilluara në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht fitores së thellë, Holanda ende duhet të shmangë humbjen ndaj Gjermanisë për ta siguruar vendin e parë në grup, pasi përparësi në rast të barazimit me pikë kanë rezultatet në përballjet e drejtpërdrejta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Ora të shtrenjta, makina luksoze dhe apartamente mln € / Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit

Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit