Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit

Hoffenheimi ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbachut, duke shënuar kështu suksesin e parë jashtë fushe për këtë edicion garues.

Sponsor 3M Express

Ndonëse e nisën kampionatin me luhatje dhe formë të zbehtë, duket se gjermanët tashmë po e gjejnë ritmin e tyre me synimin e qartë për t’u ngjitur sa më shpejt në pjesën e epërme të renditjes tabelare, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ajo që ra në sy pas këtij triumfi ishte dedikimi special nga klubi. Hoffenheimi këtë fitore ua kushtoi dy lojtarëve të lënduar, mbrojtësit të Kosovës Albian Hajdari dhe mesfushorit Nathan de Cat, të cilët aktualisht janë jashtë fushave të blerta.

Për Hajdarin ky është një moment i vështirë. Pasi la pas lëndimin e pësuar gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, mbrojtësi pësoi një goditje të re në këmbë gjatë stërvitjeve me ekipin gjerman, çka do ta mbajë atë jashtë për disa javë.

Ky lëndim ngre alarmin edhe te “Dardanët”, pasi mbetet ende në pikëpyetje nëse Hajdari do të arrijë të rikuperohet në kohë për dy sfidat vendimtare të muajit nëntor ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Hoffenheimi ia dedikon fitoren  Albian Hajdarit | Momenti