Hidrodrini paralajmëron rënie të furnizimit në disa komuna

Hidrodrini paralajmëron rënie të furnizimit në disa komuna

Hidrodrini paralajmëron rënie të furnizimit në disa komuna

KRU “Hidrodrini” ka apeluar te konsumatorët që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë racionale, pasi mungesa e reshjeve ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit në pothuajse të gjitha burimet ujore në zonën që mbulon kjo kompani.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të kompanisë, kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të pijshëm dhe të shkaktojë rënie të fuqisë furnizuese në disa zona të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe, në masë më të vogël, Junik.

Hidrodrini ka bërë të ditur se ndikimi mund të jetë më i theksuar në katet e larta të objekteve të banimit.

Për këtë arsye, kompania ka kërkuar nga konsumatorët që ujin ta përdorin vetëm për nevoja themelore familjare, si pije, higjienë dhe sanitari.

Në veçanti, Hidrodrini ka apeluar që gjatë kësaj periudhe të shmanget përdorimi i ujit të pijshëm për ujitjen e kopshteve, sipërfaqeve të gjelbra dhe hapësirave të tjera të mëdha.

“Shfrytëzimi i tepërt i ujit për këto qëllime mund të ndikojë drejtpërdrejt në furnizimin e ekonomive tjera familjare dhe biznesore me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Kompania ka theksuar se uji është burim i përbashkët dhe ka kërkuar nga qytetarët që ta përdorin me kujdes dhe përgjegjësi, në mënyrë që të sigurohet furnizim sa më i qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

“Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht”, thuhet në apelin e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Rrëfehet viktima që pretendon se është dhunuar nga Russell Brand: Më është dashur të ulem në një tabaka me akull për shkak të dhimbjes

Rrëfehet viktima që pretendon se është dhunuar nga Russell Brand: Më është dashur të ulem në një tabaka me akull për shkak të dhimbjes

Hidrodrini paralajmëron rënie të furnizimit në disa komuna | Momenti