Hetimi për marrëveshjen Itali–Shqipëri fiton çmimin e gazetarisë të Parlamentit Evropian

Hetimi për marrëveshjen Itali–Shqipëri fiton çmimin e gazetarisë të Parlamentit Evropian

Hetimi për marrëveshjen Itali–Shqipëri fiton çmimin e gazetarisë të Parlamentit Evropian

Investigimi mbi marrëveshjen e migracionit mes Italisë dhe Shqipërisë, që trajton qendrat për migrantët në territorin shqiptar dhe pasojat e kësaj politike, është shpërblyer me Çmimin Daphne Caruana Galizia për Gazetari 2026 nga Parlamenti Evropian.

Sponsor 3M Express

Çmimi iu nda të mërkurën, më 21 tetor, gazetarëve Giacomo Zandonini nga Italia dhe Maite Vermeulen nga Holanda, autorë të investigimit të publikuar në platformën holandeze të gazetarisë hulumtuese “De Correspondent”, njoftoi Parlamenti Evropian.

Shkrimi fitues trajton marrëveshjen përmes së cilës Italia ndërtoi në Shqipëri një strukturë ndalimi dhe një qendër për shqyrtimin e kërkesave për azil, shkruan Expat News Malta, transmeton Telegrafi.

Marrëveshja synon të mundësojë transferimin në territorin shqiptar të migrantëve të kapur gjatë rrugës drejt Italisë, ku procedurat e tyre trajtohen sipas skemës së përcaktuar nga autoritetet italiane.

Investigimi, i titulluar “Cuffed, caged, cast away: this is Europe’s ‘innovative solution’ for unwanted migrants”, shqyrton mënyrën se si u hartua marrëveshja, funksionimin e modelit të transferimit të migrantëve jashtë Bashkimit Evropian dhe arsyet pse disa vende evropiane e kanë parë atë si një model të mundshëm për politikat e ardhshme të migracionit.

Sipas raportimit të “The Brussels Times”, gazetarët punuan për 18 muaj për të dokumentuar marrëveshjen. Gjatë hetimit, ata paraqitën më shumë se 30 kërkesa për qasje në dokumente zyrtare në gjashtë vende evropiane, si dhe pranë Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe agjencisë kufitare Frontex.

Ekipi hulumtues intervistoi punonjës të qendrave, migrantë të ndaluar, avokatë, deputetë, përfaqësues të qeverive dhe banorë lokalë në Shqipëri. Gazetarët deklaruan se nuk iu lejua hyrja në qendrat e administruara nga autoritetet italiane dhe se disa informacione bazë, përfshirë numrin e personave të ndaluar, nuk u bënë publike.

Investigimi ngre pikëpyetje mbi transparencën e marrëveshjes dhe pasojat e saj për të drejtat e migrantëve, në një kohë kur disa shtete evropiane po shqyrtojnë modele të ngjashme për menaxhimin e migracionit dhe kthimin e personave pa të drejtë qëndrimi.

Çmimi u dorëzua gjatë një ceremonie në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku morën pjesë presidentja e institucionit, Roberta Metsola, dhe zëvendëspresidentja Pina Picierno, përgjegjëse për këtë çmim. Fituesi u përzgjodh nga një juri e pavarur me përfaqësues të gazetarisë nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së.

Në fjalën e saj, Metsola theksoi rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve që hetojnë çështje me interes publik dhe kërkojnë llogaridhënie nga pushteti. Ajo tha se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë lirinë e shtypit dhe përpjekjet për drejtësi.

Çmimi mban emrin e gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra më 16 tetor 2017 me një bombë të vendosur në automjetin e saj, pas punës së saj hulumtuese mbi korrupsionin. Çmimi u krijua për të nderuar gazetarinë që promovon dhe mbron vlerat themelore evropiane, përfshirë lirinë e shprehjes, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Për edicionin e vitit 2026 u paraqitën gjithsej 344 aplikime nga gazetarë të vendeve të Bashkimit Evropian, të dorëzuara nga 4 maji deri më 31 korrik. Juria përzgjodhi dhjetë finalistë përpara se të shpallte investigimin mbi marrëveshjen Itali–Shqipëri si fitues. Çmimi përfshin edhe një shpërblim financiar prej 20 mijë eurosh./Telegrafi/

Lexo edhe

Droni Bayraktar fluturon mbi Prizren

Droni Bayraktar fluturon mbi Prizren

“Happy Play Park” hap dyert në Zuchwil – një destinacion i ri për argëtimin familjar

“Happy Play Park” hap dyert në Zuchwil – një destinacion i ri për argëtimin familjar

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel

Hetimi për marrëveshjen Itali–Shqipëri fiton çmimin e gazetarisë të Parlamentit Evropian | Momenti