Hetimet për ndërhyrje të mundshme të huaja në zgjedhjet kombëtare të mbajtura këtë javë janë zgjeruar edhe drejt Turqisë, e cila po shqyrtohet krahas Katarit si një nga shtetet që dyshohet se mund të kenë zhvilluar fushata për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Sipas portalit izraelit Ynet, hetimi është përqendruar në pretendimet për përpjekje të mundshme të ndikimit nga të dyja vendet.
Autoritetet po shqyrtojnë nëse janë zhvilluar fushata të koordinuara për të ndikuar në votim dhe në qëndrimet e publikut gjatë procesit zgjedhor, raporton timesofisrael.
Në këtë hetim, sipas raportimeve, është përfshirë edhe agjencia izraelite e inteligjencës së jashtme, Mossad, e cila po bashkëpunon me Shërbimin e Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Shin Bet.
Përfshirja e Mossadit në hetime është raportuar edhe nga mediat izraelite, ndërsa fokusi i tyre nuk kufizohet vetëm te dyshimet për përfshirjen e Katarit, por shtrihet edhe te Turqia.
Megjithatë, deri më tani, bëhet fjalë për dyshime që janë objekt i hetimeve dhe jo për përfundime të konfirmuara mbi ndonjë ndërhyrje të jashtme.
Si Katari, ashtu edhe Turqia i kanë hedhur poshtë akuzat se kanë qenë të përfshira në përpjekje për të ndikuar në votim. Të dyja vendet kanë mohuar çdo përfshirje në veprime të tilla. /Telegrafi/




