Hetim për veprimet e policisë – 12 eurodeputetë letër Kaja Kallas për protestat, mes nënshkruesve edhe Beleri

Hetim për veprimet e policisë – 12 eurodeputetë letër Kaja Kallas për protestat, mes nënshkruesve edhe Beleri

Hetim për veprimet e policisë – 12 eurodeputetë letër Kaja Kallas për protestat, mes nënshkruesve edhe Beleri

Protestat në Shqipëri dhe veprimet e policisë gjatë tubimeve kanë mbërritur në vëmendjen e Parlamentit Evropian.

Sponsor 3M Express

Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Evropiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Mes nënshkruesve është edhe euro-deputeti Fredi Beleri, shkruan tch.

Nisma është ndërmarrë nga kreu i delegacionit austriak të PPE-së, Reinhold Lopatka, ndërsa eurodeputetët që i janë bashkuar kërkesës janë pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Në fokus të kërkesës janë pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave, respektimi i të drejtave të personave të ndaluar, veçanërisht të miturve, si dhe masat që mund të ndërmerren për të parandaluar shkelje të tjera.

Eurodeputetët i referohen raportimeve sipas të cilave përdorimi i plumbave të gomës nga policia ka shkaktuar plagosjen e protestuesve dhe gazetarëve. Në dokument përmendet gjithashtu hetimi i Avokatit të Popullit mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e forcës së përdorur nga efektivët.

Në letrën drejtuar Kallas thuhet se deklarata e Komisionit Evropian e 18 tetorit dënoi dhunën dhe bëri thirrje për proporcionalitet, por sipas nënshkruesve nuk e trajtoi mjaftueshëm çështjen e llogaridhënies.

Ata argumentojnë se respektimi i të drejtave themelore dhe përgjegjësia për shkeljet e pretenduara duhet të jenë pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Eurodeputetët kërkojnë të dinë se çfarë hapash do të ndërmarrë Përfaqësuesja e Lartë, përmes Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), për t’i ngritur këto shqetësime drejtpërdrejt me autoritetet shqiptare.

Një prej kërkesave është zhvillimi i hetimeve të pavarura, të paanshme dhe efektive për përdorimin e forcës nga policia, pengimin e gazetarëve dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të personave të ndaluar. Në këtë kuadër kërkohet edhe shqyrtimi i përgjegjësisë së drejtuesve të operacioneve policore, publikimi i rezultateve të hetimeve dhe, kur është e nevojshme, marrja e masave gjyqësore ose disiplinore.

Një tjetër pikë lidhet me personat e ndaluar dhe veçanërisht me të miturit. Eurodeputetët kërkojnë garanci që atyre t’u sigurohen të gjitha të drejtat e parashikuara nga legjislacioni shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke përfshirë bashkëpunimin me Avokatin e Popullit dhe monitorimin e pavarur.

Në fund, 12 eurodeputetët e lidhin çështjen edhe me negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ata kërkojnë që detyrimet e vendit në kuadër të Grupkapitullit 1, “Themeloret”, veçanërisht për llogaridhënien e policisë dhe respektimin e të drejtave themelore, të ndiqen konkretisht në rastet ku konstatohen mangësi.

Sipas tyre, duhet të përcaktohen angazhime të matshme për adresimin e problematikave dhe parandalimin e shkeljeve të mëtejshme.

Lexo edhe

Axios alarmon: Irani dyshohet se po planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve amerikanë

Axios alarmon: Irani dyshohet se po planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve amerikanë

Janevska: Kushtet në konviktin “Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

Janevska: Kushtet në konviktin “Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

“Mashtrim” dhe “Mashtrim kompjuterik” me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim ndaj nëntë të pandehurve

“Mashtrim” dhe “Mashtrim kompjuterik” me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim ndaj nëntë të pandehurve