“Heshtja” godet grupin e kokainës në Prishtinë, arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen asete mbi 300 mijë euro

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Prishtinës, me ç’rast është goditur një grup i organizuar i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sponsor 3M Express

Operacioni, i koduar “Heshtja”, është zhvilluar më 14 nëntor 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas njoftimit të Policisë, pas një hetimi të gjatë janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë bastisjeve në disa lokacione, policia ka sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë, tableta të dyshuara ekstazie dhe një substancë të panjohur.

Në mesin e gjërave të sekuestruara janë edhe rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme, gjashtë vetura, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VW Tiguan, si dhe telefona mobilë, pajisje elektronike dhe mjete të dyshuara për vëzhgim.

Po ashtu, policia ka sekuestruar ora luksoze të markave Rolex dhe Franck Muller, stoli të çmuara, një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e narkotikëve.

Sipas vlerësimeve të Policisë, vetëm kokaina e sekuestruar ka një vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh në tregun e rrugës, ndërsa vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Operacioni është realizuar nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentit për Krime të Rënda.

Policia ka bërë të ditur se hetimet dhe veprimet operative lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Partia e Pensionistëve kërkon burg për politikanët e korruptuar si dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme

Partia e Pensionistëve kërkon burg për politikanët e korruptuar si dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme

​Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

​Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Suksesi i fëmijëve nuk varet vetëm nga shkolla, shtatë mësime jetësore që duhet të mësojnë që në vegjëli

Suksesi i fëmijëve nuk varet vetëm nga shkolla, shtatë mësime jetësore që duhet të mësojnë që në vegjëli