“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, Vlora Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes

“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, Vlora Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes

“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, Vlora Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka ndarë një mesazh kushtuar figurës së Pajazitit, duke thënë se shtatorja e tij vazhdon t’i japë frymëzim dhe shpresë.

Ajo ka theksuar se qëndrimi i tij prej sypatremburi dhe vendosmëria që përcjell figura e tij mbeten frymëzim për të vazhduar punën për vendin.

“Vitet kalojnë, por Zahiri mbetet përherë i ri në kujtesën tonë e të kombit. Një ndër pushkët e para të lirisë, që vazhdon të na japë zemër edhe nga përjetësia”, ka shkruar Çitaku.

Në fund të mesazhit të saj, ajo ka uruar 64-vjetorin e lindjes së heroit, duke e përmbyllur me shprehjen: “Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje”.

Zahir Pajaziti mbetet një nga figurat e rëndësishme të historisë së rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dukagjini dhe Gjilani kërkojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Gjilani kërkojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare

Kush është amerikani i arrestuar për dhunë në protestën e Tiranës?

Kush është amerikani i arrestuar për dhunë në protestën e Tiranës?

Gol e asistim, Ernest Muçi më meritori për fitoren e Trabzonsporit

Gol e asistim, Ernest Muçi më meritori për fitoren e Trabzonsporit

“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, Vlora Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes | Momenti