Hegseth thyen heshtjen pas 6 muajsh: Nisma për shkarkimin tim është një farsë dhe spektakël

Hegseth thyen heshtjen pas 6 muajsh: Nisma për shkarkimin tim është një farsë dhe spektakël

Hegseth thyen heshtjen pas 6 muajsh: Nisma për shkarkimin tim është një farsë dhe spektakël

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth, ka dalë në një konferencë për media pas gjashtë muajsh heshtjeje, në një kohë kur ndaj tij po shtohen thirrjet për shkarkim nga detyra.

Sponsor 3M Express

Gjatë paraqitjes së tij në Pentagon, Hegseth i ka kthyer me tone të ashpra përgjigjet ndaj iniciativës për shkarkimin e tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një “farsë” dhe spektakël mediatik.

Objektiv i kritikave të tij ishte kongresmeni republikan Thomas Massie, i cili e ka iniciuar procedurën. Hegseth e quajti atë “një kongresmen të pakënaqur dhe të mposhtur”, duke pretenduar se kjo lëvizje nuk udhëhiqet nga llogaridhënia, por nga egoja dhe pakënaqësitë personale.

Ai gjithashtu nënvizoi se asnjë sekretar i Mbrojtjes në historinë e ShBA-së nuk është shkarkuar me procedurën e impeachment-it për shkak të kryerjes së operacioneve ushtarake të ligjshme, duke konfirmuar se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë këtyre presioneve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Spurs dhe Warriors vazhdojnë serinë e fitoreve në NBA

Spurs dhe Warriors vazhdojnë serinë e fitoreve në NBA

Sali: Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kalon në qeveri

Sali: Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kalon në qeveri