Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e shpërbleu me medalje një ushtar amerikan që një ditë më parë ia kishte tërhequr vërejtjen atij, në Ditën e Veteranëve.

Specialisti Iglesias ishte duke patrulluar te Varri i Ushtarit të Panjohur të mërkurën në Arlington, kur e qortoi Hegsethin, bashkëshorten e tij dhe bashkëpunëtorët e tij të nivelit të lartë se duhej të heshtnin dhe të tregonin respekt.
Kjo ndodhi pasi disa nga anëtarët e grupit u dëgjuan duke qeshur dhe biseduar, pasi kishin bërë fotografi në atë vend.
Të enjten, Hegseth i ndau specialistit Iglesias Medaljen e Lavdërimit për Shërbim të Përbashkët (Joint Service Commendation Medal), në shenjë vlerësimi për përmbushjen e detyrave të tij një ditë më parë.
Në rrjetet sociale, Hegseth shkroi: “Ne i duam ushtarët. Ne i duam standardet. Të lumtë, specialist.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





