Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.
Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e Kuvendit në legjislaturën e njëmbëdhjetë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane.

“SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo u shpreh falënderuese për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite.
Burimi: Dukagjini




