Haxhiu: S’ka hapësirë për ndryshime ligjore në Ligjin për Specialen

Haxhiu: S’ka hapësirë për ndryshime ligjore në Ligjin për Specialen

Haxhiu: S’ka hapësirë për ndryshime ligjore në Ligjin për Specialen

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se “Kuvendi do të vendosë se a do të ketë ligj për Specialen”.

Sponsor 3M Express

Në një prononcim në Klan Kosova ajo ka pretenduar se “nuk ka hapësirë për të bërë ndryshime ligjore ose amandamente të tjera”.

“Kjo çështje do të trajtohet në Komision, Kuvendi do të vendosë a do të ketë ligj. Nuk ka hapësirë për të bërë ndryshime ligjore ose amandamente të tjera, sepse këtë çështje e ka sqaruar Gjykata Kushtetuese në një aktgjykim më të hershëm.

Ndryshe, sot Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke shtuar se pret të konsultohet nëse diskutimet për të rinisin në Kuvend.

“BE-ja vazhdimisht ka shprehur shqetësim të thellë për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, si para ashtu edhe pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Shiroka Pula e ktheu në rishqyrtim ligjin më 22 tetor me kërkesën e vetë nismëtares së ligjit, Partisë Demokratike të Kosovës.

Lexo edhe

Sheqeri i fshehur në mishin e kuq lidhet me 63% rrezik më të lartë për diabet: Çfarë zbuluan shkencëtarët?

Sheqeri i fshehur në mishin e kuq lidhet me 63% rrezik më të lartë për diabet: Çfarë zbuluan shkencëtarët?

Xhinset e bardha nuk janë vetëm për verë: 4 mënyra si t’i kombinoni për t’u dukur plot stil

Xhinset e bardha nuk janë vetëm për verë: 4 mënyra si t’i kombinoni për t’u dukur plot stil

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju