Haxhiu priti në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë

Haxhiu priti në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë

Haxhiu priti në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi për prioritetet e agjendës legjislative të Kuvendit, për mbështetjen që NDI do t’i ofrojë Institutit Parlamentar, si dhe për avancimin e një agjende ligjvënëse që merr parasysh nevojat dhe përvojat e grave dhe burrave në mënyrë të barabartë.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, duke falënderuar Soderbergun për përkushtimin e saj personal dhe për mbështetjen e vazhdueshme që NDI i ka dhënë Kuvendit ndër vite, kryeparlamentarja Haxhiu tha se i gëzohet vazhdimit të këtij bashkëpunimi, me bindjen se institucionet e Kosovës bëhen më të forta kur përfitojnë nga dija, përvoja dhe partneritetet e qëndrueshme.

Sponsor 3M Express

“Besoj se ligjet e mira fillojnë nga njohja e mirë e nevojave të qytetarëve. Prandaj, është e rëndësishme që Kuvendi të ketë kapacitete të fuqishme profesionale dhe që barazia gjinore të jetë pjesë e vetë procesit të hartimit dhe shqyrtimit të ligjeve”, tha Haxhiu.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Haxhiu priti në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë | Momenti