Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Mediat kanë pasur mundësi të marrin pamje në fillim të takimit.

Në kuadër të vizitës, delegacioni pritet të zhvillojë takim edhe me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, i cili është paraparë të mbahet nga ora 10:00.
Ndërkaq, nga ora 11:00, delegacioni pritet të takohet me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës.
Burimi: Dukagjini




