Haxhiu: Detyra jonë është t’i ruajmë dhe forcojmë lidhjet me shqiptarët

Haxhiu: Detyra jonë është t’i ruajmë dhe forcojmë lidhjet me shqiptarët

Haxhiu: Detyra jonë është t’i ruajmë dhe forcojmë lidhjet me shqiptarët

Haxhiu ka thënë se në këto komuna, lidhjet me Kosovën janë pjesë e jetës së përditshme.

“Studentët shkojnë e vijnë ndërmjet universiteteve në Prishtinë dhe në Tetovë, ndërsa shumë familje kanë të afërm në të dyja anët e kufirit”, ka shkruar ajo.

Sponsor 3M Express

Ajo ka kujtuar edhe pranverën e vitit 1999, kur shumë familje në këto komuna i hapën dyert e shtëpive të tyre për të dëbuarit me dhunë nga Kosova gjatë luftës dhe ndanë me ta atë që kishin.

“Edhe sot, ata që gjetën strehë atë pranverë e kujtojnë me mirënjohje shtëpinë që i priti”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, me kryetarët kanë biseduar për shërbimet që banorët i presin çdo ditë nga komuna dhe për mundësitë që të rinjtë të shkollohen e të punojnë në vendlindje.

Ajo ka thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me komunat e Kosovës, përmes përmirësimit të shërbimeve dhe projekteve të përbashkëta ndërkufitare, si dhe për mundësitë që të rinjtë nga komunat e të dyja vendeve të takohen më shpesh përmes shkollave dhe organizatave kulturore.

“Këto lidhje i kanë ndërtuar vetë shqiptarët, brez pas brezi. Detyra jonë si institucione është t’i ruajmë dhe t’i forcojmë”, ka shkruar Haxhiu.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dhoma e tregtisë: Protesta tkurri turizmin, anulim rezervimesh (VIDEO)

Dhoma e tregtisë: Protesta tkurri turizmin, anulim rezervimesh (VIDEO)

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, gjenerali turk Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, gjenerali turk Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Osmanollaj lëshoi lejen e objektit të dytë, duke shfrytëzuar parcelat e objektit të parë që veçse ishte ndërtuar

Osmanollaj lëshoi lejen e objektit të dytë, duke shfrytëzuar parcelat e objektit të parë që veçse ishte ndërtuar