Harron cigaren e ndezur dhe shkakton zjarr në banesë në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital

Harron cigaren e ndezur dhe shkakton zjarr në banesë në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital

Harron cigaren e ndezur dhe shkakton zjarr në banesë në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, pasi pronari dyshohet se ka lënë një cigare të ndezur, duke shkaktuar flakët.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 16:30, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

Policia njofton se shërbimet e saj, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë evakuuar banorët e pallatit për të parandaluar pasoja të mëtejshme.

Ndërkohë, disa banorë kanë shfaqur shenja asfiksimi për shkak të tymit dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas Policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton TCH.

Pronari i banesës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Lezhë, ndërsa grupi hetimor po vazhdon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Zelenskyy: Rusia përdori raketa të Koresë së Veriut për goditjen e objektit energjetik në Kiev

Zelenskyy: Rusia përdori raketa të Koresë së Veriut për goditjen e objektit energjetik në Kiev

I jashtëzakonshëm Dion Kacuri, shënon në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren Austria Lustenaut

I jashtëzakonshëm Dion Kacuri, shënon në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren Austria Lustenaut