Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që në zgjedhjet parlamentare në Serbi të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Sponsor 3M Express

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Haradinaj u është drejtuar shqiptarëve me të drejtë vote, duke i ftuar që këtë të diel ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të siguruar përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkimit rreth një liste të përbashkët, duke vlerësuar se kjo është një mundësi për të ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

“Ju ftoj që këtë të diel ta shfrytëzoni shansin historik për përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë, për të ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Jeni bashkuar në një listë të përbashkët dhe të bashkuar duhet të jeni edhe në vendvotime. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës dhe votoni ‘Koalicionin Shqiptar’, me numrin 17”, ka deklaruar Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

​Deputeti i VV-së kërkon veprim të shpejtë për rikthimin dhe miratimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

​Deputeti i VV-së kërkon veprim të shpejtë për rikthimin dhe miratimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Tërmet me magnitudë 5.6 ballë në Itali – njerëzit të frikësuar dalin në rrugë

Tërmet me magnitudë 5.6 ballë në Itali – njerëzit të frikësuar dalin në rrugë

Dhimbje koke dhe veshi pas vendosjes së dhëmbëve? Rajmonda Halili shpjegon shkakun e mundshëm

Dhimbje koke dhe veshi pas vendosjes së dhëmbëve? Rajmonda Halili shpjegon shkakun e mundshëm