Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar (VIDEO)

Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar (VIDEO)

Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar (VIDEO)

Opinionistja Meliza Haradinaj, ka deklaruar se në rastin e Arlinda Zekajt ka dështuar secila hallkë e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se Arlinda Zekaj e la si amanet me zë dhe figurë për dështimin e këtij shteti në mbrojtjen e jetës së qytetarit.

“Unë dua të flas për një problem që është më shumë se femicid. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një shtet që lejon që gratë të vriten me kaq lehtësi. Kemi të bëjmë me një pyetje themelore se për kë funksionin ky shtet dhe çka konsideron si prioritet. Arlinda na e la si amanet me zë dhe figurë dështimin e secilës hallkë të shtetit.”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, institucionet e sigurisë nuk duhet ta kenë fokusin vetëm te kontrolli i sovranitetit në aspektin territorial, por edhe të ofrimit të sigurisë për qytetarët.  

“Pastaj është se çka konsiderojmë si siguri. Ne nuk mund të fokusohemi vetëm në kontrollin e territorit, se edhe siguria e qytetarit është sovranitet. Ne nuk mund të themi se po punojmë vetëm për sovranitet, e i anashkalojmë të gjitha zonat tjera, që disa prej tyre janë shndërruar në geto.”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe kulturën patriarkale në Kosovë, si një problem të theksuar që duhet ndryshuar.  

“Kemi një kulturë patriarkale, e cila duhet të çrrënjoset që nga familja, sepse që aty nisin dallimet në momentin kur ka lindje të vajzave.”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar (VIDEO) | Momenti