Haradinaj nderon ushtarët britanikë të rënë në Kosovë: Përkulemi para sakrificës së tyre

Haradinaj nderon ushtarët britanikë të rënë në Kosovë: Përkulemi para sakrificës së tyre

Haradinaj nderon ushtarët britanikë të rënë në Kosovë: Përkulemi para sakrificës së tyre

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, në nderim të ushtarëve britanikë që humbën jetën në konflikte të armatosura, veçanërisht gjatë shërbimit në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë ceremoni janë bashkuar me aleatët strategjikë të Kosovës për të shënuar Aktin e Përkujtimit.

Ai ka theksuar se kjo ditë shënon përkujtimin e të rënëve të Britanisë së Madhe dhe Commonwealth-it që nga Lufta e Parë Botërore.

“Në këtë ditë, kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm respektin tonë të thellë për sakrificën e luftëtarëve britanikë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur respekt të veçantë për ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë, duke vlerësuar sakrificën e tyre për paqen dhe lirinë.

“Përkulemi me nderim para sakrificës së të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht të atyre që kanë rënë në Kosovë”, ka theksuar Haradinaj. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sony rikthen kufjet ikonike të vitit 1979, vijnë me USB-C dhe një version special të “Stranger Things”

Sony rikthen kufjet ikonike të vitit 1979, vijnë me USB-C dhe një version special të “Stranger Things”

Arrestohet i dyshuari për 14 vjedhje të rënda në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari për 14 vjedhje të rënda në Prishtinë

Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj

Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj