Hapet thirrja për bursat e mobilitetit për studentë

Hapet thirrja për bursat e mobilitetit për studentë

Hapet thirrja për bursat e mobilitetit për studentë

Mbështetja financiare do të përcaktohet në bazë të distancës ndërmjet vendbanimit të studentit dhe institucionit ku ai studion. Sipas skemës së përcaktuar, studentët do të përfitojnë 30 euro për distancat deri në 20 kilometra, 50 euro për distancat nga 21 deri në 50 kilometra dhe 70 euro për distancat mbi 50 kilometra.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të nivelit Bachelor, të regjistruar në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë të akredituara në Republikën e Kosovës, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

Sponsor 3M Express

Procesi i aplikimit do të zhvillohet online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati për aplikim është i hapur nga 26 nëntori deri më 10 dhjetor 2026. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mjetet financiare do t’u transferohen përfituesve në baza tremujore, në llogaritë e tyre personale bankare.

Studentët e interesuar mund të aplikojnë përmes platformës: e-Kosova, ndërsa kriteret dhe kushtet e plota të përfitimit mund t’i gjejnë në thirrjen publike për bursat e mobilitetit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mungon kuorumi, nuk votohen marrëveshjet me Francën

Mungon kuorumi, nuk votohen marrëveshjet me Francën

Ismail Dibrani njofton largimin nga SHKK-ja, thotë se do të vazhdojë në një institucion tjetër

Ismail Dibrani njofton largimin nga SHKK-ja, thotë se do të vazhdojë në një institucion tjetër

Ismail Dibrani i jep fund drejtimit të Shërbimit Korrektues

Ismail Dibrani i jep fund drejtimit të Shërbimit Korrektues