Hapet Java Globale e Ndërmarrësisë në 200 shtete përfshirë Kosovën

Hapet Java Globale e Ndërmarrësisë në 200 shtete përfshirë Kosovën

Hapet Java Globale e Ndërmarrësisë në 200 shtete përfshirë Kosovën

Me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK), dhe nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është hapur sot zyrtarisht Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week), e cila shënohet në 200 shtete të botës, nga 16-22 Nëntor.

Sponsor 3M Express

Me moton “Entrepreneurs Thrive Here”, përgjatë #GEW2026 në Kosovë organizohen mbi 30 ngjarje, forume biznesesh, takime, tryeza diskutimi, gara, dhe takime frymëzuese të komunitetit. Kalendarin e plotë të aktiviteteve e gjeni këtu.

Përveq kryeministrit Kurti, pjesë e ceremonisë hapëse ishin edhe Mërgim Cahani (Gjirafa), Uranik Begu (Plug and Play), Dorina Grezda, Gem Maloku (NLB Banka), dhe Marigona Ujkani (Coca-Cola Kosova).

GEW 2026 në Kosovë mbështetet nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Kryeqyteti Prishtina, Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESA, NLB Banka sh.a. Prishtinë, Wolt, InstaBuilt, World Link Towers, KODE Labs, Toyota Kosova, Coca-Cola HBC Kosova, dhe Telegrafi.com

Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është një fushatë ndërkombëtare e cila feston dhe promovon inovatorët, krijuesit e vendeve të reja të punës dhe individët që sjellin ide të reja në jetë, duke nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror.

E themeluar në vitin 2008 nga Fondacioni Kauffman dhe e organizuar nga Global Entrepreneurship Network (GEN), kjo ngjarje mbahet çdo vit gjatë javës së dytë ose të tretë të muajit nëntor, në më shumë se 200 vende të botës, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë.

Lexo edhe

Inspektim i jashtëzakonshëm në qumështoren e Tetovës pas zbulimit të bakterit “Escherichia coli” në Kosovë

Inspektim i jashtëzakonshëm në qumështoren e Tetovës pas zbulimit të bakterit “Escherichia coli” në Kosovë

Le Pen paralajmëron ndërprerjen e ndihmës financiare për Ukrainën nëse zgjidhet presidente e Francës

Le Pen paralajmëron ndërprerjen e ndihmës financiare për Ukrainën nëse zgjidhet presidente e Francës

Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës

Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës