Hansi Flick nuk e sheh më si pjesë e projektit, ylli i skuadrës drejt largimit nga “Camp Nou”

Hansi Flick nuk e sheh më si pjesë e projektit, ylli i skuadrës drejt largimit nga “Camp Nou”

Hansi Flick nuk e sheh më si pjesë e projektit, ylli i skuadrës drejt largimit nga “Camp Nou”

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për vazhdimin e karrierës së mesfushorit holandez në “Camp Nou”.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetës spanjolle Diario SPORT, trajneri Hansi Flick vazhdon t’i vlerësojë cilësitë e De Jongut, por Barcelona ka plane të tjera për organizimin e mesfushës dhe nuk e konsideron më holandezin si zgjedhjen e parë të padiskutueshme.

Klubi katalunas dëshiron ta ndërtojë mesfushën rreth Rodrit, i cili iu bashkua skuadrës gjatë verës nga Manchester City, dhe Pedrit. Në të njëjtën kohë, drejtuesit synojnë t’u japin më shumë hapësirë edhe talenteve të akademisë, Marc Bernal dhe Gavi.

Raporti thekson se marrëdhëniet rreth mënyrës konservatore të trajtimit të lëndimit të gjurit nga De Jong kishin krijuar tensione në të kaluarën. Kjo situatë raportohet se kishte ndikuar edhe në vendimin e Barcelonës për ta siguruar transferimin e Rodrit.

Ndërkohë, Flick ka eksperimentuar edhe me De Jongun në pozitën e qendërmbrojtësit gjatë seancave stërvitore, në përpjekje për t’i mbuluar mungesat në repartin defensiv dhe për të pasur më shumë alternativa taktike.

Dy muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për të ardhmen e holandezit. Nëse ai vazhdon të ketë rol dytësor dhe të qëndrojë në bankën rezervë, një largim nga Barcelona mund të bëhet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Për momentin, nuk bëhet fjalë për një largim të konfirmuar, por raportimet sugjerojnë se pozita e De Jongut në planet afatgjata të Barcelonës nuk është më e sigurt./Telegrafi/

Lexo edhe

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë