Halloween-i në Cyrih doli ‘më i frikshëm’ seç pritej, sidomos për pronarin e një veture Porsche

Halloween-i në Cyrih doli ‘më i frikshëm’ seç pritej, sidomos për pronarin e një veture Porsche

Halloween-i në Cyrih doli ‘më i frikshëm’ seç pritej, sidomos për pronarin e një veture Porsche

Halloween-i në Cyrih doli më i frikshëm seç pritej, sidomos për pronarin e një Porsche-je, e cila u bë viktimë e vandalizmit dhe tani rrezikon t’i kushtojë deri në 30 mijë franga zvicerane për riparim.

Sponsor 3M Express

Gjatë trazirave në Distriktin 4, protestuesit dogjën kontejnerë, thyen xhama dhe dëmtuan automjete.

Dhe si pasojë, një Tesla përfundoi e djegur, ndërsa Porsche-ja, e parkuar rreth pesë kilometra larg epiqendrës së trazirave, nuk arriti t’i shpëtonte “festës”.

Ironia? Makina luksoze ishte e parkuar jashtë zonës blu, por duket se vandalët nuk u morën me rregullat e parkimit.

Ndoshta për ta, Halloween-i ishte rasti ideal për të shpërndarë frikë edhe te pronarët e makinave.

Sipas tregtarit të makinave Stéphane Thommen, riparimi në një servis të autorizuar mund të kushtojë rreth 30 mijë franga, ndërsa në një garazh “privat” fatura mund të zbresë në rreth 20 mijë franga.

Me pak fjalë, për disa Halloween-i përfundoi me karamele, ndërsa për pronarin e Porsche-s, me një faturë që të frikëson më shumë se çdo maskë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni privat në Florida

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni privat në Florida

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën, këto zona do të mbesin pa energji elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën, këto zona do të mbesin pa energji elektrike

Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari

Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari