“Hallin tënd e zgjidh veç Bela”, Veliaj letër Ballukut nga burgu: Më aprovo operacionin në Tiranë, të shkruan ‘socialisti me duar të lidhura’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej afro një muaji është transferuar në burgun e Fierit, ka publikuar një tjetër letër, këtë herë drejtuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sponsor 3M Express

Në letrën e tij, ai ironizon me thashethemet që lidhen me forcën e vendimmarrjes së Ballukut në Partinë Socialiste.

Lexoni letrën e tij:

Znj. Balluku – Dr. e Qarkut Fier,

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Socialisti “me duar të lidhura”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Çupiq: Zgjedhjet presidenciale do t’i shpall në ditët e ardhshme

Çupiq: Zgjedhjet presidenciale do t’i shpall në ditët e ardhshme

Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë

Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë

Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit

Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit