Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Janjevë, vjedhin kasafortën me armë, para e ari – dëmi rreth 12 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një kasafortë, brenda së cilës kishte para të gatshme, stoli ari dhe një armë zjarri me leje. Vlera e parave dhe stolive të vjedhura arrin rreth 12 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se cak i hajnave ishte shtëpia e Z. K, 50-vjeçar, në rrugën “Baftjar Burhani” në Janjevë.

Rasti është denoncuar të premten, më 23 tetor 2026, rreth orës 21:50, kur pronari i shtëpisë ka njoftuar Policinë për vjedhjen.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, personat e panjohur kishin thyer një dritare për të hyrë në shtëpi, prej nga më pas kishin marrë kasafortën.

Brenda saj ndodheshin 4 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë prej rreth 8 mijë eurosh, si dhe një pistoletë e tipit “Beretta”, së bashku me lejen përkatëse të armës.

Përveç dëmit të konsiderueshëm material, vjedhja e armës së zjarrit e bën rastin edhe më shqetësues, pasi ajo tashmë dyshohet se ndodhet në posedim të personave që kryen vjedhjen.

Gjatë deklarimit në Polici, pronari i shtëpisë ka bërë të ditur se nuk ka dyshime ndaj ndonjë personi të caktuar.

Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e sendeve të vjedhura janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vetaksident i rëndë afër Banjës së Dobërçanit në Gjilan, rrotullohet vetura

Vetaksident i rëndë afër Banjës së Dobërçanit në Gjilan, rrotullohet vetura

Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)