GTA 6 po ua merr lojtarët lojërave të tjera, Call of Duty pëson rënie prej 41 për qind

GTA 6 po ua merr lojtarët lojërave të tjera, Call of Duty pëson rënie prej 41 për qind

GTA 6 po ua merr lojtarët lojërave të tjera, Call of Duty pëson rënie prej 41 për qind

Publikimi i shumëpritur i lojës GTA 6 ka ndikuar dukshëm në numrin e lojtarëve të disa prej lojërave më të njohura online, me Call of Duty që ka regjistruar rënie të ndjeshme të përdoruesve aktivë.

Sponsor 3M Express

Sipas vlerësimeve të kompanisë analitike Alinea Analytics, numri mesatar i lojtarëve ditorë të Call of Duty ka rënë nga 7.5 milionë në 4.4 milionë pas publikimit të GTA 6, më 19 nëntor.

Rënia më e madhe është regjistruar në platformën PlayStation, ku numri i lojtarëve ka shënuar ulje prej 44 për qind. Të dhënat përfshijnë Call of Duty HQ, ku bëjnë pjesë Modern Warfare 4, Black Ops 7 dhe Warzone, në platformat PlayStation, Xbox dhe Steam.

Analisti i Alinea Analytics, Rhys Elliott, ka bërë të ditur se edhe katër ditë pas lansimit të GTA 6, numri i lojtarëve të Call of Duty ishte ende 41 për qind nën mesataren e zakonshme, me rikuperim të ngadaltë.

Ndikimi i lojës së re të Rockstar Games është vërejtur edhe te tituj të tjerë të njohur. Fortnite ka pësuar rënie prej 28 për qind, nga 17.8 milionë në 12.8 milionë lojtarë në ditë, ndërsa pas përfundimit të fundjavës numri mbeti 19 për qind nën mesataren.

Edhe EA Sports FC 27 ka regjistruar rënie prej rreth 27 për qind, nga 5.9 milionë në 4.3 milionë lojtarë. Megjithatë, katër ditë pas publikimit të GTA 6, numri i lojtarëve të kësaj loje ishte më pak se 20 për qind nën mesataren.

Ndërkohë, Alinea Analytics vlerëson se GTA 6 kishte shitur 44.9 milionë kopje deri në fund të fundjavës së parë, duke gjeneruar mbi katër miliardë dollarë të ardhura brenda vetëm katër ditëve.

Vetëm më 22 nëntor, sipas këtyre vlerësimeve, GTA 6 ishte luajtur nga rreth 40.8 milionë persona, ku afërsisht tri të katërtat e tyre e kishin përdorur lojën përmes PlayStation 5.

Alinea Analytics ka theksuar se këto shifra janë vlerësime të kompanisë dhe jo të dhëna zyrtare nga Activision, Epic Games, EA apo Rockstar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Stuhi e fuqishme godet SHBA-në, afro një milion klientë mbeten pa energji elektrike

Stuhi e fuqishme godet SHBA-në, afro një milion klientë mbeten pa energji elektrike

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Sot hapet java e 15-të në Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu për pesë ditë

Ekskluzive | Ky është punëtori që mori furgonin e furrës “Zagrebi” dhe nuk e ktheu për pesë ditë