Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim i çdo institucioni

Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekaj në Pejë.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi të Kuvendit, Grupi i Grave Deputete ka theksuar se kjo ngjarje tragjike është edhe një dëshmi e dhimbshme e nevojës urgjente për të luftuar femicidin dhe për të garantuar sigurinë dhe jetën e grave në vend, transmeton Klankosova.tv.

“E dënojmë ashpër këtë akt dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë, të kryejnë hetime të plota dhe të sigurojnë që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Po ashtu, kërkojmë që të shqyrtohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, femicidi nuk është çështje private, por një problem serioz shoqëror dhe institucional që kërkon përgjegjësi, reagim të vendosur dhe masa konkrete parandaluese.

“Mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të grave duhet të jetë detyrim i pakushtëzuar i çdo institucioni. Grupi i Grave Deputete do të vazhdojë të jetë i angazhuar në adresimin e kësaj dukurie dhe në kërkimin e përgjegjësisë institucionale, me qëllim që rastet e tilla të parandalohen dhe asnjë grua të mos mbetet pa mbrojtjen që i takon. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të afërmit e Arlindës”.

Lexo edhe

Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

Videoja e Elon Musk për “Odisenë”, e krijuar me IA, bëhet objekt talljeje në internet

Videoja e Elon Musk për “Odisenë”, e krijuar me IA, bëhet objekt talljeje në internet

Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim i çdo institucioni | Momenti