Më 20 dhe 21 nëntor 2026, AMC Hall në Prishtinë do të mirëpresë GrowthTank 2026, konferencën ndërkombëtare që bashkon inteligjencën artificiale, marketingun dhe kreativitetin, me pjesëmarrjen e mbi 15 folësve ndërkombëtar.

E organizuar nga Growzillas që nga viti 2021, konferenca këtë edicion fokusohet në përdorimin praktik të inteligjencës artificiale në punë. Përmes demonstrimeve, punëtorive dhe diskutimeve, GrowthTank u dedikohet profesionistëve të marketingut, krijuesve, sipërmarrësve dhe studentëve që duan të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre.
Detajet
Data: 20 – 21 nëntor 2026
Ora: 10:00, më 20 nëntor – 18:00, më 21 nëntor
Vendndodhja: AMC Hall, Prishtinë
Lloji i eventit: Konferencë ndërkombëtare
Organizatori: Growzillas
Biletat: growth-tank.com
Programi?
GrowthTank 2026 zhvillohet përgjatë dy ditëve, me një program të përqendruar në aplikimin e inteligjencës artificiale në marketing, kreativitet dhe biznes.
Programi përfshin:
- Prezantime nga folës ndërkombëtarë: Mbi 15 ekspertë do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre, përfshirë profesionistë që kanë punuar me brende si Google, Apple, Meta, Prada dhe Ferrari.
- Demonstrime praktike të AI-së: Prezantime në skenë që tregojnë si mund të përdoret inteligjenca artificiale në proceset e përditshme të punës.
- Punëtori profesionale: Sesione të orientuara drejt mjeteve dhe metodave që pjesëmarrësit mund t’i zbatojnë në projektet e tyre.
- Marketing dhe kreativitet: Diskutime mbi mënyrat se si teknologjia po ndikon në krijimin e përmbajtjes, strategjitë e marketingut dhe zhvillimin e ideve.
- Networking: Hapësirë për takime dhe shkëmbim përvojash ndërmjet profesionistëve, sipërmarrësve dhe krijuesve nga Kosova dhe rajoni.
Konferenca përfundon më 21 nëntor, në orën 18:00.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Njohuri praktike për AI: Shihni drejtpërdrejt si përdoren mjetet e inteligjencës artificiale në projekte dhe procese pune.
- Mjete të zbatueshme: Përfitoni nga punëtoritë dhe metodat që mund t’i përdorni menjëherë në aktivitetin tuaj profesional.
- Folës me përvojë ndërkombëtare: Mësoni nga ekspertë që kanë bashkëpunuar me disa prej brendeve më të njohura në botë.
- Mundësi për networking: Takoni profesionistë të marketingut, teknologjisë, industrive kreative dhe biznesit nga rajoni.
- Dy ditë ide dhe përvoja: Ndiqni prezantime, demonstrime dhe diskutime mbi zhvillimet që po ndikojnë në të ardhmen e punës.
Informatat tjera për biletat dhe pjesëmarrësit
Biletat për GrowthTank 2026 mund të sigurohen përmes faqes zyrtare të konferencës, ku mund të gjeni edhe informacione për programin dhe folësit.
Lokacioni: AMC Hall – Google Maps
Email: info@growth-tank.com
Për njoftime dhe përditësime, ndiqni GrowthTank në Instagram, LinkedIn, Facebook dhe TikTok.





