​Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

​Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

​Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Qarkullimi i trenave nesër në Kosovë pritet të ketë ndërprerje për shkak të grevës së paralajmëruar nga organizatat sindikale të Infrakos.

Sponsor 3M Express

Ndërmarrja Trainkos njofton sot se bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakos, të hënën më 9 nëntor, mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave.

Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë-Kosovë, pasi Infrakos, menaxheri i infrastrukturës hekurudhore, pritet të ndalojë ofrimin e shërbimeve të tyre në orën 08:00.

Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situatës, thuhet në njoftim.

Trainkos kërkon mirëkuptim për situatën e krijuar dhe rikonfirmon përkushtimin për rikthimin e shërbimeve të transportit hekurudhor sa më parë që të krijohen kushtet.

“Për çdo ndryshim tjetër do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, punëtorët e ndërmarrjes Infrakos, në një protestë më 26 tetor para stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë, paralajmëruan se do të hyjnë në grevë, pasi bordi dhe menaxhmenti i kompanisë nuk kanë plotësuar kërkesat e tyre për indeksimin e pagave dhe përmirësimin e kushteve dhe sigurisë në punë./Telegrafi/

Lexo edhe

Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente me vlerë historike

Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente me vlerë historike

Trump thotë se sulmet e reja ndaj Iranit janë “shumë pak të mundshme” nëse bisedimet shënojnë përparim

Trump thotë se sulmet e reja ndaj Iranit janë “shumë pak të mundshme” nëse bisedimet shënojnë përparim

Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën