Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Policia holandeze është vënë në kërkim të pesë shtetasve serbë, të dyshuar për një grabitje spektakolare të stolive me vlerë miliona euro, në panairin e artit TEFAF, në qytetin holandez të Mastrihtit, në qershor të vitit 2022.

Sponsor 3M Express

Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e katër burrave dhe një gruaje, të cilët janë përfshirë në listën evropiane të personave më të kërkuar. Bëhet fjalë për Aleksandar Ceniqin (50), Aleksandar Stojiljkoviqin (50), Dushko Dimitrijeviqin (50), Bratislav Stojanoviqin (41) dhe Ninosllava Joviqin (41).

Sipas autoriteteve holandeze, të dyshuarit besohet se ndodhen në Nish ose në rrethinën e Beogradit, raportojnë mediat.

Për informacione që do të çonin në arrestimin e njërit apo më shumë prej tyre, Prokuroria holandeze ka ofruar shpërblim prej 20 mijë eurosh.

Ngjarja ndodhi më 28 qershor 2022, gjatë panairit vjetor të artit TEFAF në Mastriht.

Të dyshuarit përdorën forcë të madhe për të thyer vitrinat e ekspozimit dhe për të marrë stolitë me vlerë miliona euro. Në mesin e sendeve të vjedhura ishte edhe një gjerdan, vlera e të cilit ishte vlerësuar në 27 milionë euro.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë arritur të gjejnë tri diamante të vjedhura, në Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.

Policia holandeze ka bërë të ditur se, pavarësisht bashkëpunimit intensiv me shtete të ndryshme dhe mbështetjes së Europolit dhe Eurojustit, deri më tani nuk ka arritur t’i arrestojë pesë të dyshuarit.

Meqenëse Serbia nuk i ekstradon shtetasit e saj në raste të tilla, hetuesit shpresojnë që ata të arrestohen në ndonjë shtet tjetër.

Dyshohet se ishin të përfshirë edhe në një grabitje të vitit 2020

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në mars të vitit 2020 ishte tentuar një grabitje në të njëjtin panair të artit në Mastriht. Të paktën njëri prej pesë të dyshuarve dyshohet se kishte lidhje edhe me këtë rast.

Në gjurmët e tyre hetuesit kanë arritur përmes analizimit të komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të cilën policia kishte arritur ta depërtonte në vitin 2021.

Prokurori i përfshirë në hetime ka thënë se gjatë më shumë se katër vjetëve janë mbledhur shumë informacione dhe janë shqyrtuar pista të ndryshme hetimore.

Autoritetet shpresojnë se publikimi i fotografive dhe identiteteve të të dyshuarve do të ndihmojë në sigurimin e informacioneve të reja për lëvizjet e tyre dhe në arrestimin e tyre. /Telegrafi/

Lexo edhe

BE-ja gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të ulet në bisedime

BE-ja gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të ulet në bisedime

Arrestohet në Athinë 48-vjeçari shqiptar, dyshohet për vrasjen e një personi gjatë grabitjes

Arrestohet në Athinë 48-vjeçari shqiptar, dyshohet për vrasjen e një personi gjatë grabitjes

Rrëzohet helikopteri në Indi, humbin jetën gjashtë persona

Rrëzohet helikopteri në Indi, humbin jetën gjashtë persona