Grabitje e armatosur në Viva Fresh në Magurë të Lipjanit – tre persona të maskuar, njëri ia drejtoi pistoletën punëtorit të sigurimit

Një grabitje e armatosur është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në objektin e “Viva Fresh Store”, në fshatin Magurë të Lipjanit, ku tre persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë në objekt, ndërsa njëri prej tyre ka kërcënuar me armë një punëtor të sigurimit.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 02:00, në rrugën “Ruzhdi Shabani”.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, tre personat e dyshuar kishin vendosur maska dhe dorëza, ndërsa të paktën njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.

Alarmi i objektit kishte bërë që punëtori i sigurimit, A.G. (1982), i angazhuar nga kompania, të kontrollonte hapësirën përreth marketit. Pikërisht gjatë kontrollit ai ishte përballur me njërin nga personat e maskuar.

Sipas deklarimit të tij, i dyshuari ia kishte drejtuar pistoletën dhe e kishte kërcënuar, duke i kërkuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

“Largohu nga këtu!”, dyshohet se i kishte thënë personi i armatosur, teksa ia mbante armën të drejtuar.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë arritur të hasin personat e dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan, njësitë rajonale të hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë ndërmarrë veprimet për mbledhjen e provave.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit, përkatësisht departamenti kompetent për krime të rënda.

Rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe lokalizimin e tre personave të dyshuar.

Nga informacionet fillestare nuk është bërë e ditur nëse të dyshuarit kanë arritur të marrin para, mallra apo sende të tjera nga objekti.

Ende nuk raportohet për persona të arrestuar lidhur me rastin.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë