Një person është grabitur në Lipjan, pasi dy persona të dyshuar, një mashkull dhe një femër, dyshohet se e kanë marrë me veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion afër një pylli, ku e kanë kërcënuar me thikë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 10:15.
Të dyshuarit dyshohet se, nën kërcënimin e thikës, ia kanë grabitur viktimës disa sende që i kishte me vete dhe më pas e kanë lënë në atë lokacion.
Pas kryerjes së veprës, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë në kërkim, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/




