Google Chrome bëhet më inteligjent

Google Chrome bëhet më inteligjent

Google Chrome bëhet më inteligjent

Shfletuesi i internetit Google Chrome do të marrë një përditësim të ri që do të përmirësojë funksionin e plotësimit automatik të formularëve përmes inteligjencës artificiale (AI).

Sponsor 3M Express

Kompania Google ka njoftuar se Chrome do të pajiset me një version më të avancuar të këtij funksioni, i cili do t’u ndihmojë përdoruesve të plotësojnë formularët në internet duke përdorur të dhënat e nxjerra nga llogaritë e tyre në Gmail.

Kjo do të thotë se shfletuesi mund të sugjerojë informacione të nevojshme, si numrin e konfirmimit të fluturimit, numrin e anëtarësimit, të dhënat për përcjelljen e dërgesave, numrin e porosisë, adresën, numrin e telefonit apo të dhënat e kartelës së kreditit, duke i gjetur ato në mesazhet elektronike të përdoruesit.

Përditësimi është një zgjerim i funksionit Personal Intelligence të Google, i cili u mundëson përdoruesve të lidhin aplikacionet e tyre me asistentin e inteligjencës artificiale Gemini, për të gjetur informacione të caktuara dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve më komplekse.

Edhe pse mund të duket si një ndryshim i vogël, ky funksion mund ta bëjë përdorimin e Chrome më të lehtë dhe më praktik. Në vend që të kalojnë nga një skedë në tjetrën për të kërkuar numrin e një porosie apo detajet e një rezervimi, përdoruesit do të mund t’i marrin këto informacione drejtpërdrejt gjatë plotësimit të formularëve.

Funksioni i ri i ngjan një mundësie të njohur të pajisjeve Apple, të cilat identifikojnë automatikisht kodet e verifikimit të dërguara me SMS dhe i shfaqin mbi tastierë, në mënyrë që përdoruesit t’i fusin me një prekje.

Sa i përket privatësisë, Google thekson se të dhënat e ndjeshme janë të enkriptuara. Përdoruesit do të mund të vendosin vetë në cilësimet e Chrome nëse dëshirojnë ta aktivizojnë këtë funksion të avancuar.

Funksioni ka nisur të shpërndahet gradualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kompjuterë dhe në pajisjet me sistemet operative iOS dhe Android. Ai është i disponueshëm për përdoruesit e Gemini në Chrome që e kanë aktivizuar edhe funksionin Personal Intelligence. /Telegrafi/

Lexo edhe

Alarm për bomba në objektet e Radio Televizioni e Serbisë në Serbi, evakuohen punonjësit

Alarm për bomba në objektet e Radio Televizioni e Serbisë në Serbi, evakuohen punonjësit

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Bosnjë, raportohet për tre viktima dhe 12 të plagosur

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Bosnjë, raportohet për tre viktima dhe 12 të plagosur

Stradner ngre dyshime për paratë e lidhura me regjimin e Vuçiqit

Stradner ngre dyshime për paratë e lidhura me regjimin e Vuçiqit