Shqipëria e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Finlandës, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kombeve.

“Kuq e Zinjtë” ishin më të mirë në këta 45 minuta, ndërsa janë në epërsi minimale 1-0.
Shqipëria e nisi më mirë për të krijuar disa aksione të shpejta, por që dështoi t’i finalizonte.
Finlanda gjithashtu rrezikoi me dy aksione të shpejta, mirëpo Etrit Berisha me pritje fantastike ua mohoi golin.
Heroi i Shqipërisë rezultoi të jetë Ernest Muçi, që shënoi një supergol nga distanca. Me një “raketë”, ylli i Trabzonsporit e la portierin mysafir plotësisht të shtangur.
Berisha në fund faktikisht bëri edhe një pritje tjetër vendimtare për ta mbajtur rezultatin në 1-0.
Kësisoj, Shqipëria është larg vetëm 45 minutave lojë për t’i marrë pikët e plota në “Air Albania”, stadium ky që sonte është plotësisht i mbushur./Telegrafi/





