E njihni Golden Eagle, por këtë version ende jo!

Brendi i njohur i pijeve energjike sapo ka prezantuar LOW CALORIE, risinë më të fundit që sjell një alternativë me më pak kalori për të gjithë ata që duan ta shijojnë pijen e tyre të preferuar.
Me një prani të suksesshme në treg, kompania vazhdon të zgjerojë gamën e produkteve, duke iu përshtatur preferencave të konsumatorëve. Varianti i ri është menduar për ata që dëshirojnë t’i kushtojnë më shumë vëmendje konsumit të kalorive, duke pasur një mundësi tjetër zgjedhjeje krahas produkteve ekzistuese.
Kanaçja e re vjen me një dizajn modern, ku shqiponja karakteristike e kuqe ruan identitetin e njohur të brendit. Ky lansim shënon një tjetër hap në zhvillimin e kompanisë, e cila vazhdon të sjellë risi dhe të pasurojë ofertën e saj në treg.
Më pak kalori, më shumë zgjedhje. Provoje risinë nga Golden Eagle!




