Skuadra e Cesc Fabregasit zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa vëmendjen kryesore e mori Nico Paz, i cili realizoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.
Në listën e realizatorëve për Comon u regjistruan edhe Anastasios Douvikas dhe Jacobo Ramon, të cilët kontribuuan në suksesin e thellë të skuadrës italiane.

Manchester Unitedi arriti të shënojë vetëm në minutën e 91-të, kur Joshua Zirkzee e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 4:1.
Kjo disfatë vjen në një periudhë të vështirë për “Djajtë e Kuq”, të cilët po vazhdojnë të vuajnë mungesën e rezultateve pozitive. Ndërkohë, Como po dëshmon se është një skuadër që meriton vëmendje, falë paraqitjeve bindëse dhe rezultateve të arritura nën drejtimin e Fabregasit.
Burimi: RTKLive




