Gjyqi i mbyllur për Jeton Sylajn, gazetari Krasniqi: Do të përmenden emra…(VIDEO)

Gjyqi i mbyllur për Jeton Sylajn, gazetari Krasniqi: Do të përmenden emra…(VIDEO)

Gjyqi i mbyllur për Jeton Sylajn, gazetari Krasniqi: Do të përmenden emra…(VIDEO)

Në emisionin “Kosova Today” u diskutua për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj, në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Veç tij, që ndodhet prapa grilave, do të gjykohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, për veprën penale kanosje.

Seanca e sotme fillestare u shty, por paraprakisht është konfirmuar se është vendosur që gjyqi të mbahet me dyer të mbyllura.

Gazetari Vullnet Krasniqi tha se dyshon që arsyeja e mbylljes së seancës mund të lidhet me përmendjen e emrave të personave të tjerë që mund të kenë lidhje me rastin.

“Unë dyshoj se në këtë proces gjyqësor do të përmenden emra, sepse nuk mund të jetë që pesë institucione të kenë dyshuar. Ka mundësi që aty të ketë edhe interes financiar. Gjithçka duket e sinkronizuar, këtu ka ndikuar edhe në besimin në sistemin gjyqësor”, deklaroi Krasniqi.

Ndërkaq, gazetarja Qëndresa Tërshani, në një lidhje direkte nga Gjykata në Pejë, bëri të ditur se kërkesa për mbylljen e seancës ishte bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Lexo edhe

Mitrovica vazhdon investimet infrastrukturore, punime në tri lagje të qytetit

Mitrovica vazhdon investimet infrastrukturore, punime në tri lagje të qytetit

Gjeti portofolin me 656 euro në rrugë, gjakovari e dorëzon në Polici

Gjeti portofolin me 656 euro në rrugë, gjakovari e dorëzon në Polici

Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë

Gjest fantastik nga Diomandé, sulmuesi i Realit u jep para tifozëve në Bregun e Fildishtë