Gjykata merr vendim ndaj shtetasit gjerman që u kap një ditë më parë

Gjykata merr vendim ndaj shtetasit gjerman që u kap një ditë më parë

Gjykata merr vendim ndaj shtetasit gjerman që u kap një ditë më parë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj shtetasit gjerman me inicialet L.B.S., i dyshuar për dy vepra penale që lidhen me armët.

Sponsor 3M Express

Ai dyshohet për import, eksport, furnizim, prodhim, ndërmjetësim apo shitje të paautorizuar të armëve, si dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të tyre.

Kërkesa për paraburgim ishte paraqitur nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është aprovuar pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari të pengojë zhvillimin e procedurës penale, t’i shmanget drejtësisë apo të përsërisë veprën penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata ka përmendur edhe faktin se i dyshuari është shtetas gjerman, si dhe sasinë dhe llojin e armëve të sekuestruara, përgatitjen paraprake të mjetit të transportit dhe rrethanat në të cilat është zbuluar armatimi.

Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengojë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale dhe të bëhet i paarritshëm për organet e drejtësisë, duke pasur parasysh se i njëjti është shtetas i Gjermanisë, po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që ka rrezik real dhe të arsyeshëm të përsëritjes së veprës penale, duke u mbështetur veçanarisht në mënyrën e dyshuar të kryerjes së tyre, sasinë dhe llojin e armëve të sekuestruara, përgatitjen paraprake të mjetitt të transportit, si dhe rrethanat konkrete në të cilat është zbuluar armatimi”, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Nga tre në tetë milionë- Historiku i tenderit të dyshimtë për kurdisje i KOSTT’it për Hitachi Energy, drejtorin e së cilës VV’ja po e quan “baxhanak i Abdixhikut”

Nga tre në tetë milionë- Historiku i tenderit të dyshimtë për kurdisje i KOSTT’it për Hitachi Energy, drejtorin e së cilës VV’ja po e quan “baxhanak i Abdixhikut”

Kurti përmendi 171 mjekë të kthyer, Oda e Mjekëve e kundërshton me shifra: Vetëm 40 në tetë vjet, 521 të papunë

Kurti përmendi 171 mjekë të kthyer, Oda e Mjekëve e kundërshton me shifra: Vetëm 40 në tetë vjet, 521 të papunë

Shtëpia botuese Dukagjini hap thirrjen DUKËSHKENCË: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë projekte praktike shkencore

Shtëpia botuese Dukagjini hap thirrjen DUKËSHKENCË: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë projekte praktike shkencore