Gjuriq kërkon ballafaqim me të vërtetën në OKB, por Serbia ende nuk jep përgjigje për 1.577 të zhdukurit në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, është ankuar për atë që e ka përshkruar si jetë jonormale dhe nën presion të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të martën.

Sponsor 3M Express

Duke folur për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale në Hagë, Gjuriq ka kritikuar Kosovën dhe Shqipërinë për reagimet kundër gjykatës.

Ai ka bërë thirrje për, siç është shprehur, “guxim për t’u ballafaquar me të vërtetën”, duke iu referuar viktimave të luftës në Kosovë. Gjuriq ka folur edhe për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës, duke thënë se zbardhja e fatit të tyre “nuk mund të varet nga negociatat politike”.

Megjithatë, 1.577 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta në Kosovë. Autoritetet kosovare i kanë kërkuar vazhdimisht Serbisë bashkëpunim për zbardhjen e fatit të tyre, si dhe qasje në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura të Kosovës, Serbia nuk ka ofruar bashkëpunimin e nevojshëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Gjuriq ka theksuar gjithashtu se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk nënkupton fajësi kolektive të shqiptarëve.

“Aktgjykimi përcakton përgjegjësinë individuale, nuk shpall fajësi kolektive mbi popullin shqiptar”, ka deklaruar ai.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, shefi i diplomacisë serbe ka kritikuar edhe ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Të paktën 153 të vrarë nga sulmi me dron në Sudan, flakët përfshijnë tregun

Të paktën 153 të vrarë nga sulmi me dron në Sudan, flakët përfshijnë tregun

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin